APEL - RRITJA E TEMPERATURAVE, RRITË RREZIKUN NGA SHPËRTHIMI I ZJARREVE!

APEL - RRITJA E TEMPERATURAVE, RRITË RREZIKUN NGA SHPËRTHIMI I ZJARREVE!

Krijuar në datën 07/28/2021
Agjencia e Menaxhimit Emergjent paralajmëron si ne vijim.

Si pasojë e rritjes se temperaturave dhe rrezikut nga zjarri, paralajmëron ne mënyrë të veçantë qytetarët, pronarët dhe ekonomit familjare:

   - të mos djegin hamullore

   - të ruajnë në mënyrë adekuate dhe të bëjnë magazinimi e materieve të rrezikshme dhe lehtë ndezëse, dhe ,

   - materiet lehte ndezëse të ruhen në mënyrë adekuat sipas rregullave të magazinimit.

Për të siguruar një nivel të caktuar të sigurisë nga zjarri, për të shmangur pasojat e mundshme, rikujtojmë për pasojat e mundshme nga rritja e temperaturave , rritet edhe rreziku i shpërthimit të zjarrit.

Ligji për Mbrojtjen nga Zjarri ndalon djegien e të korrave / hamulloreve, mbeturinave dhe mbetjeve bimore.

Ndalohet ndezja e zjarrit në pyje dhe pran (rrëzë) pyllit, përveç në vende të caktuara, të shënuara dukshëm me mbikëqyrje te rrepte nga personat te cilët ndezin, si dhe sanimin e detyrueshëm te sipërfaqeve ku është ndeze zjarri .

Personi i cili shkakton zjarr do të detyrohet që të kompensojë dëmin - të rimbursojë njësinë e zjarrfikjes dhe shpëtimit për kostot e reagimit, si dhe barte konsekuencat në përputhje me Ligjin për Mbrojtje nga Zjarri dhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi.

Gjithashtu, ekonomit familjare dhe pronarët e tokës do të humbin të drejtën për fonde stimuluese në bujqësi për një periudhë të caktuar nëse vërtetohet se ata kanë djegur mbetjet e të korrave.